Mediumi spanjoll përgënjeshtron Barcelonën: Pesë lojtarë ishin të infektuar - Gazeta Express
string(74) "mediumi-spanjoll-pergenjeshtron-barcelonen-pese-lojtare-ishin-te-infektuar"

Mediumi spanjoll përgënjeshtron Barcelonën: Pesë lojtarë ishin të infektuar

Gazeta Express

02/06/2020 10:29

RAC1 raporton se pesë futbollistë dhe dy anëtarë të stafit të trajnerëve të Barcelonës kishin dalë pozitivë në testet e para të bëra për Covid-19, disa javë para se të rinisnin seancat stërvitore.

Mediumi spanjoll RAC1 raporton se Barcelonës i kishin dalë shtatë rezultate pozitive nga testet e para që ishin bërë në fillim të krizës së koronavirusit, por shton se të gjithë kishin qenë asimptomatikë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Burimet e mediumit spanjoll tregojnë se testet ishin bërë në fillim kur Spanja ishte goditur nga koronavirusi, kur klubi kishte vendosur t’i testonte të gjithë pjesëtarët.

Rezultatet e testeve u kthyen me shtatë rezultate pozitive sipas RAC1, mirëpo ky lajm është në kundërshtim me njoftimet zyrtare të Barcelonës dhe La Ligës, që kanë njoftuar se asnjë pjesëtar i Barcelonës deri më tani s’ka qenë i infektuar.

Sipas mediumit, të gjitha rastet ishin asimptomatikë dhe e kishin vazhduar jetën normalisht në shtëpitë e tyre. Të gjithë ishin shëruar në kohë për t’i nisur stërvitjet nga dita e parë, pasi që kaloi më shumë se dy muaj kohë.

Stafi mjekësor i klubit raportohet se është i shqetësuar se këta pesë futbollistë do të jenë më të rrezikuar nga lëndime potenciale kur të rinisin ndeshjet në La Liga. /Gazeta Express/