Frenkie de Jong vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.
Manchester United po e kërkon holandezin me këmbëngulje, teksa edhe Barcelona është e gatshme për ta shitur pasi do lehtësohej situata e tyre financiare, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, de Jong nuk është shprehur i gatshëm për t’u larguar nga “Camp Nou” në drejtim të “Old Trafford”.
Sipas “SPORT”, ka një klub për të cilin 25-vjeçari do të kishte menduar largimin. Sipas mediumit spanjoll, Anglia kurrë nuk e ka tërhequr lojtarin, por Bayern Munich mund ta tundojë atë.
Bashkëkombësi, shoku dhe ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Matthijs de Ligt, raportohet se është afër transferimit te kampionët e Gjermanisë nga Juventusi. Kjo mendohet se do ta shtynte edhe mesfushorin e Barcelonës për të kaluar në “Allianz Arena”.
Megjithatë, “Bavarezët” deri më tani nuk është se kanë shprehur interesim për Frenkie de Jong. /Gazeta Express/