Aleksandar Vuçiqi, do të thuhej, ka mjaft përvojë me “probleme me uljen” në samitet ndërkombëtare, ku rregullisht del më i dëmtuari.
Për të gjendet një vend, por zakonisht në cep ose në rreshtin e fundit, aq sa në disa pamje mezi mund të vihet re, duke lënë përshtypjen sikur as nuk ka qenë i pranishëm fare, shkruan portali serb “Nova.rs”. Vetë pozicioni që ia caktojnë liderët botërorë flet mjaftueshëm për rëndësinë e pranisë së tij.
Stalna blamaža i neverovatan propust našeg protokola. Tužni sirak među vihorove dok izgubljena savetnica Jović pokušava da nađe mesto za baskuznu figuru.
— Borko Stefanović (@BorkoStef) October 2, 2025
Nije smešno jer oni vode i uništavaju Srbiju 13 godina i zaista tako bude kad nesposobne i alave stavite da vode važne državne… pic.twitter.com/UmAHUUSKgq
Këtë herë, në Danimarkë, në samitin e liderëve në Kopenhagë, ai nuk kishte fare vend – as edhe një karrige. Ndërsa shikonte i hutuar përreth, duke kërkuar me sy dikë që mund ta ndihmonte dhe ta nxirrte nga situata e turpshme, dhe meqë askush nuk iu afrua, ai tentoi të ulej në karrigen e një oficeri ushtarak. Por menjëherë iu bë e qartë se nuk mund të ulej aty – sepse vendi ishte i zënë.
Organizatorët e samitit duket se nuk dinin ç’të bënin me të. Në fund, dikujt i ra ndër mend dhe i sollën një stol të vogël me një tavolinë të vogël, të ngjashme me ato të bankave shkollore. Por, në përpjekje për t’u ulur, presidenti Vuçiq arriti ta përmbyste dhe ta thyejë atë tavolinë, duke e kthyer pa dashje përmbys. Në fund, megjithatë, iu lejua të qëndronte në atë stol – vend tjetër nuk kishte – ndërsa tavolina, si e tillë, nuk kishte shumë rëndësi, përfundon Nova.rs.
“Turp i vazhdueshëm dhe një dështim i pabesueshëm i protokollit tonë. Nuk është as për të qeshur, sepse ata po e udhëheqin dhe e shkatërrojnë Serbinë prej 13 vitesh”, ka shkruar në rrjetet sociale Borko Stefanoviq, diplomat dhe jurist serb.