Mediumi serb: Vuçiç ndoshta s’e nënshkruan deklaratën e përbashkët të Samitit - Gazeta Express
string(75) "mediumi-serb-vucic-ndoshta-se-nenshkruan-deklaraten-e-perbashket-te-samitit"

Mediumi serb: Vuçiç ndoshta s’e nënshkruan deklaratën e përbashkët të Samitit

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:28

Fillimisht refuzoi – edhe pse tani pranoi – të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet të martën e 6 dhjetorit në Tiranë, si shenjë proteste ndaj reagimit të butë të BE-së ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili emëroi Nenad Rashiç’in, ministër për Komunitete dhe Kthim, ndërsa, sot pikërisht në vigjiljen e fillimit të takimit në fjalë e përditshmja serbe, Danas, ka raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, ka shprehur rezerva për ta nënshkruar deklaratën e përbashkët të samitit.

Kjo pasi në njërën ndër pikat e kësaj deklarata të përbashkët shtetet e Ballkanit Perëndimor do të angazhohen të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Lexo Edhe:

Serbia është i vetmi shtet e cila ka refuzuar ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.

Cilat janë pikat kryesore që do të trajtohen në Samit?Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka bërë të qartë piketat ku do të ndalet në mënyrë më të gjerë Samiti mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.

Sipas Michel, katër gjëra janë themelore për këtë samit.

E para lidhet me integrimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në bashkësinë evropiane, duke përmendur edhe faktin se mund të ketë një deklaratë të përbashkët mes Tiranës dhe Shkupit, për rrugën e përbashkët evropiane.

Pika e dytë lidhet me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbi të cilën do të ketë sërish bisedime pas vendimmarrjes se bllokimi virtual i vizave, do të jetë i hequr më 1 janar 2024.

Këtë pikë, e ka theksuar edhe kryeministri slloven, Robert Golob, me të cilin Michel ishte në deklaratë të përbashkët.

E treta pikë, lidhet me efektin energjetik që lufta në Ukrainë ka pasur në gjithë kontinentin dhe përgjigjen që i duhet dhënë krizës.

Paketa financiare të larmishme janë lëshuar nga Bashkimi Evropian për Ballkanin sa i përket përballimit të krizës energjetike dhe një paketë tjetër është parashikuar për ndihma të mëtejshme.

Shtylla e katërt, do të jetë ajo e sapo prezantuar nga Komisioni Evropian, lidhur me përballimin e fluksit migrator nga rruga ballkanike.

Kjo gjë, përmes një plani pesë pikësh, do të bëjë të mundur uljen e fluksit sipas Michel dhe do të rrisë më tej angazhimin evropian për ndihmën reale në rajon.

Një prej pesë pikave, është edhe ajo e linjëzimit të regjimit të vizave mes vendeve të unionit dhe atyre të rajonit, duke nënkuptuar se Ballkani duhet të përafrojë kriteret me Evropën për vendet e treta, që të ketë kështu edhe një integrim më të shpejtë.