Mediumi qeveritar serb: Policë specialë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, mund të hiqen barrikadat - Gazeta Express
string(93) "mediumi-qeveritar-serb-police-speciale-ne-rrugen-mitrovice-leposaviq-mund-te-hiqen-barrikadat"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2022 15:17

Mediumi qeveritar serb: Policë specialë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, mund të hiqen barrikadat

Lajme

Gazeta Express

21/12/2022 15:17

Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”, që financohet nga qeveria serbe, ka raportuar se pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në urën e Bistricës, rruga që të çon nga Mitrovica në Leposaviq.

Sipas këtij mediumi, Njësia Speciale është vendosur atje me pesë xhipa të blinduar dhe thuhet se aty mund të vendosen postblloqe ose se ndoshta mund të jetë njoftim për heqjen e barrikadave.

Lexo Edhe:

Ura e Bistricës gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë-Rashka, jo shumë larg kthesës për Banjsko në drejtim të Leposaviqit dhe  pikës kufitare të Jarinjës./Express/

*Fotografia: Radio Evropa e Lirë