Liverpool është thellësisht i tronditur nga humbja e Diogo Jotës dhe reagimi i klubit ndaj vdekjes së tij ka shkuar përtej thjesht zisë.
Kjo përfshin udhëtimin e disa anëtarëve të ekipit, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit drejt Gondomarit për homazhet, si dhe vendimin për të paguar familjes së lojtarit dy vitet e mbetura të kontratës së tij – raporton gazeta “Record”.
Të enjten, në një deklaratë zyrtare, klubi anglez shprehu dëshirën për të “përjetësuar” fanellën me numrin 20, në nder të kontributit të Jotës në fitimin e Premier League këtë vit – titulli i 20-të kampion në historinë e “Reds”.
Për më tepër, tifozët e klubit legjendar kanë kërkuar në rrjetet sociale të tërhiqet përfundimisht fanella me numrin 20, që ai mbajti gjatë pesë sezoneve me Liverpoolin, ku fitoi katër trofe.
Mijëra persona kanë vizituar memorialin e “Anfieldit” pranë stadiumit të Liverpoolit, duke lënë lule, shalla, fanella dhe fotografi në kujtim të tij.
Ndër ta, edhe ish-kapiteni Jordan Henderson bëri homazhe ditën e sotme për sulmuesin portugez dhe nuk arriti ta fshehë emocionin./GazetaExpress/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...