Mediu: Rama po tenton t’i heqë opozitës të paktën 200 mijë vota me ndalimin e koalicioneve - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

15/07/2020 9:48

Me i fundit

Mediu: Rama po tenton t’i heqë opozitës të paktën 200 mijë vota me ndalimin e koalicioneve

Shqiperi

Gazeta Express

15/07/2020 9:48

Ndezjen e dritës jeshile nga ana e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson tentativë të Kryeministrit Rama për të vjedhur votat e opozitës në zgjedhje. Mediu thotë se truku i ndjekur përmes heqjes së koalicioneve është antikushtetues dhe çon drejt asgjësimit të djathtën.

Heqja e mundësisë për koalicione, rritja e pragut elektoral është antikushtetuese, apolitike dhe antieuropiane. Ajo lojë që po bëhet është që minimalisht t’i hiqen mbi 200 mijë vota të djathtës, apo opozitës, për t’i përfituar Edi Rama me dyfish”.

Ndonëse që në krye të herës i ka mëshuar idesë se në marrëveshjen e 5 Qershorit duhet të ishte përfshirë edhe qeveria kujdestare, me vendimmarrjen e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, thotë se dokumenti i dakordësuar nga ndërkombëtarët tashmë ka rënë.

Dhe nëqoftëse dilet nga kjo është një shkelje flagrante, jo vetëm thjesht e marrëdhënies me opozitën, por me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar. Sekretari i shtetit Pompeu ka kërkuar kodifikimin sa më shpejt të marrëveshjes, por Edi Rama nga një marrëveshje politike do ta shndërrojë në një marrëveshje teknike. Kjo është e papranueshme”.

Kreut të opozitës i kërkon të reagojë sa nuk është vonë, ndërsa Presidentit Meta i kujton betimin e bërë në 2 Mars.

“Opozita ka detyrë të zgjojë qytetarët për këtë që ka ndodhur tani e jo më pas se do jetë vonë çdo formë. Edhe Presidenti i Republikës ka marrë një qëndrim solemn për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Presidenti duhet të mbajë qëndrimin e vetë. Me këtë që po ndodh po i hapim rrugën Ramës të bëhet monark dhe opozita të jetë pjesë e një platforme të përbashkët e jo në salla të mbyllura.”

Mediu thotë se opozita ka informuar partnerët strategjik për këtë akt të paprecedentë, që sipas tij, acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Tv Klan