string(59) "mediu-ne-spak-per-gerdecin-proces-agjitacion-dhe-propagande"

Shqiperi

Gazeta Express

12/02/2025 16:20

Mediu në SPAK për “Gërdecin”: Proces agjitacion dhe propagandë,

Shqiperi

Gazeta Express

12/02/2025 16:20

Ish-ministri i Mbrojtjes, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme.

Në një deklaratë për mediet, pas seancës Mediu e cilësoi procesin gjyqësor ndaj tij si agjitacion propagandë. Mediu tha se nuk mund të ketë një “republikë prokurorësh, pasi vendosja e prokurorisë mbi gjyqësorin do të ketë pasoja për shoqërinë shqiptare.

Lexo Edhe:

“Ky është kthyer në proces agjitacion propagande njësoj si në kohën e komunizmit. Mjerë republika e prokurorëve. Shumë e kanë marrë me qejf këtë republikën e prokurorëve. Nuk mund të ketë republikë prokurorësh. Duhet të ketë një shtet të së drejtës ku prokuroria ka vendin e vet. Nuk është drejtësia prokuroria. Vendosja e prokurorisë mbi gjyqësorin, një nga veprimet më fatale të drejtësisë shqiptare dhe do ketë pasoja jo të vogla, politike e sociale në shoqërinë shqiptare”, tha ai.

Duke folur në lidhje me gjyqin ndaj tij, Mediu tha se akuzohet për rritjen e kalibrave të municioneve, ndërsa pretendon se sipas ekspertëve, nuk ka asnjë akt ligjor ku përcaktohet madhësia e kalibrave.

Mediu sqaroi se urdhrat e firmosur nga ai gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes, vinin nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa shton se një prej këtyre urdhrave ka qenë dhe demontimi i municioneve të tepërta që përbënin rrezik për shoqërinë shqiptare.

“Unë mendoj që gjyqet popullore të partisë së punës për agjitacion dhe propagandë do e kishin zili seancën e sotme. Kjo është absurde deri qesharake. Këta pretendojnë që ministri ka rritur kalibrat e municioneve në një kohë që ekspertët e thonë qartë që nuk ka asnjë akt ligjor ku përcaktohet se kush janë kalibra të mëdhenj apo kush janë kalibrat e vegjël”, tha Mediu.

“Dhe kur prokurori u pyet nga unë se kush është kalibër i madh dhe i vogël sipas përcaktimit tij, tha: unë nuk e di sepse jam jurist. Dhe unë jam ministër civil sipas ligjit dhe Kushtetutës. Dhe urdhrat që kam firmosur kanë ardhur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, nga strukturat më të specializuara, që merren me çështje armatim municioni”, shtoi Mediu.