Mediat zvicerane i shqetëson takimi i Leon Avdullahut me Agim Ademin - Gazeta Express
string(68) "mediat-zvicerane-i-shqeteson-takimi-i-leon-avdullahut-me-agim-ademin"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 14:07

Mediat zvicerane i shqetëson takimi i Leon Avdullahut me Agim Ademin

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 14:07

Një fotografi e postuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me talentin e madh të futbollit zviceran, Leon Avdullahu, ka ngjallur reagime dhe interpretim të gjerë në mediat zvicerane, përfshirë edhe gazetën prestigjioze Blick.

Në një artikull të publikuar së fundmi, Blick analizon me ton kritik dhe kurioz momentin që duket si një paralajmërim i një marrëveshjeje të fshehtë. Në foto, Ademi shihet duke buzëqeshur dhe me dorën mbi supin e 21-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar udhëhoqi FC Basel drejt dopietës në Zvicër dhe tani është transferuar te TSG Hoffenheim në Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Sipas Blick, Ademi duket sikur të kishte siguruar për Kosovën një nga talentët më premtues të futbollit zviceran. Megjithatë, gazeta kujton se vetëm pak muaj më parë, vetë Avdullahu kishte deklaruar se “nuk kishte marrë asnjë kontakt nga Kosova”.

Postimi i Ademit shoqërohej me përshkrimin: “Një kafe në Basel me yllin e futbollit Leon Avdullahu. Urime për titullin me FC Basel dhe për transferimin te TSG.” Kaq ka mjaftuar që Blick të ngrejë pyetjen: A po përgatit Kosova një ftesë zyrtare për Avdullahun?

Gazeta thekson se lojtari është lindur dhe rritur në kantonin Solothurn, ka luajtur për kombëtaret zvicerane që nga U15 dhe është një emër që gëzon respekt të madh në strukturat e Federatës Zvicerane të Futbollit. Madje, për Blick, është vetëm çështje kohe derisa të marrë thirrjen për përfaqësuesen A.

/Gazeta Express/