Mediat serbe në panik: BE’ja i jep ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën - Gazeta Express
string(72) "mediat-serbe-ne-panik-beja-i-jep-ultimatum-serbise-qe-te-pranoje-kosoven"

Mediat serbe në panik: BE’ja i jep ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën

Gazeta Express

28/07/2020 23:15

Disa media serbe kanë lajme se Bashkimi Europian do t’i dorëzoj Serbisë të enjten Marko Djuric një propozim marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën ku i kërkohet shtetit serb të njohë pavarësinë e Kosovës dhe t’i mundësoj anëtarësimin në OKB.

Mediat serbe Kurir dhe Novosti pretendojnë se sipas tyre, burime të besueshme diplomatike, drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë’ të qeverisë së Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e shtetit siç e quajnë këto media serbe, të rrejshëm.

Lexo Edhe:

Delegacionit të Beogradit që udhëton në bisedime me Miroslav Lajcakun dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në Bruksel do t’i dorëzohet ai propozim sipas burimeve të mirinformuar diplomatike, sipas Novosti.

Bashkëbiseduesit në këto qarqe diplomatike në Bruksel pretendojnë se përmes Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor do të dorëzoj propozimin konfidencial, me kërkesë që i njëjti t’i përcillet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Ky propozim nga BE’ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranoj edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” pretendon të ketë thënë burimi medias serbe.