Mediat polake kanë frikë nga më shumë ndërhyrje me dronë nga Rusia - Gazeta Express
string(66) "mediat-polake-kane-frike-nga-me-shume-nderhyrje-me-drone-nga-rusia"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:17

Mediat polake kanë frikë nga më shumë ndërhyrje me dronë nga Rusia

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:17

Në Poloni, ekziston një ndjesi se ky nuk është incidenti i fundit i këtij lloji. “Ky mund të jetë vetëm fillimi”, thotë redaktori i gazetës Michał Szułdrzyński.

Ai dhe të tjerë e lidhën inkursionin me dronë me një stërvitje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse – Zapad – e cila do të fillojë në Bjellorusi të premten, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Dje, Kryeministri Donald Tusk i përshkroi këto ushtrime si “shumë agresive” dhe njoftoi se Polonia do të mbyllte pikat kufitare me Bjellorusinë natën para se të fillonin.

“Është e qartë se ky nuk ishte inkursioni i fundit i dronëve rusë në Poloni”, shkruan gazetari Bartosz Wielinski për të përditshmen Gazeta Wyborcza, duke shtuar se priten “provokime të mëtejshme” gjatë stërvitjeve Zapad.

E përjavshmja Newsweek Polska bën thirrje për një “reagim të vendosur” nga qeveria dhe NATO, duke thënë se “Kremlini e kupton vetëm gjuhën e forcës”.

“Shprehja e indinjatës dhe thirrja e ambasadorit nuk do të jetë e mjaftueshme. Sidomos pasi, sipas Polsat News, një nga dronët goditi një shtëpi banimi”, shton ajo.