Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar mjeku psikiatër nga Kosova - përndiqte moderatoren e sportit - Gazeta Express
string(107) "mediat-ne-shqiperi-raportojne-se-eshte-arrestuar-mjeku-psikiater-nga-kosova-perndiqte-moderatoren-e-sportit"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 22:37

Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar mjeku psikiatër nga Kosova – përndiqte moderatoren e sportit

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 22:37

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim./Top Channel