Mediat në Mitrovicë: Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia - Gazeta Express
string(84) "mediat-ne-mitrovice-personi-qe-dyshohet-se-humbi-jeten-ne-ujman-mergimtar-nga-suedia"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 16:01

Mediat në Mitrovicë: Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 16:01

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.

Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.