Mediat malazeze publikojnë pamjet shqetësuese: Atentat ndaj bosit të mafisë në Budva - Gazeta Express
string(83) "mediat-malazeze-publikojne-pamjet-shqetesuese-atentat-ndaj-bosit-te-mafise-ne-budva"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:42

Mediat malazeze publikojnë pamjet shqetësuese: Atentat ndaj bosit të mafisë në Budva

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:42

Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.

Cak i atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.

Gazeta malazeze Vijesti.me i ka publikuar pamjet e atentatit.

Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti.

Videoja e shfaq sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar bosin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Marko Ljubisha u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informatave fillestare nga policia malazeze.

‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.

Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe ndaj tij ishin organizuar tashmë tri atentate më parë nga klani rival i ‘Kavaçve’ në Mal të Zi.

Më poshtë ju sjellim pamjet e publikuara nga Vijesti: