Mediat sportive italiane kanë reaguar pas fitores 2-0 të Manchester City ndaj Napoli, duke kritikuar vendimet e gjyqtarit gjerman Felix Zwayer, edhe pse kartoni i kuq ndaj mbrojtësit napolitan Giovanni Di Lorenzo ishte i drejtë.
Sipas gazetës Corriere dello Sport, Zwayer mori një notë të ulët prej 4,5 për performancën e tij në ndeshje. Vendimi kryesor i mbrëmjes erdhi në minutën e 21-të, kur Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull ndaj Erling Haaland në afërsi të zonës së rreptësisë, duke penguar një mundësi të qartë shënimi.
“Di Lorenzo bëri një faull të qartë dhe Buongiorno ishte shumë larg për të ndikuar në lojë,” shkruan Corriere dello Sport, duke pranuar se kartoni i kuq ishte i justifikuar.
Arbitri gjerman fillimisht mendoi se mbrojtësi kishte prekur topin, por ndryshoi mendim pas një VAR review në fushë, duke çuar në ndëshkimin e pashmangshëm për lojtarin italian.
Kritikë për gjykimin e përgjithshëm
Megjithatë, mediat italiane shprehën pakënaqësi për mënyrën se si Zwayer menaxhoi pjesën tjetër të lojës.
Corriere dello Sport vuri në dukje se Haaland kishte goditur me bërryl lojtarin Sam Beukema gjatë aksionit, që sipas tyre duhet të kishte çuar në një kontroll më të kujdesshëm të VAR.
E njëjta gazetë shtoi se Nico Gonzalez duhej të ishte ndëshkuar për një bërryl ndaj Frank Anguissa më vonë në ndeshje.
Ndërsa Gazzetta dello Sport i dha Zwayer-it notën 5,5, duke komentuar:
“44-vjeçari nuk pa shumë faulle gjatë ndeshjes dhe ndoshta ndikoi fakti që kishte humbur fillimisht kartonin e kuq ndaj Di Lorenzo-s.”
Pavarësisht kritikave të gjera nga mediat italiane, vendimi për kartonin e kuq mbetet i drejtë dhe i justifikuar, duke reflektuar rregullat strikte për pengimin e një mundësie të qartë shënimi në futboll. /GazetaExpress/
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...