Mediat iraniane raportojnë se Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit: Është goditur qyteti i Tabrizit - Gazeta Express
string(113) "mediat-iraniane-raportojne-se-izraeli-ka-nisur-nje-vale-te-re-sulmesh-ndaj-iranit-eshte-goditur-qyteti-i-tabrizit"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:17

Mediat iraniane raportojnë se Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit: Është goditur qyteti i Tabrizit

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:17

Forcat izraelite kanë nisur një sulm ndaj qytetit veriperëndimor iranian të Tabrizit, raportuan mediat iraniane.

Sipas raportimeve, qyteti aktualisht është nën “sulm të ashpër” nga forcat izraelite.

Sulmi ndaj Tabrizit është një zgjerim i operacioneve izraelite përtej objektivave fillestarë në Teheran dhe vende të tjera që u goditën më herët të premten.

Media izraelite raportoi se Izraeli kreu sulme në aeroportin ushtarak në Tabriz, i vendosur në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Kanali 12 tha se forcat ajrore izraelite shkatërruan aeroportin.

Mediat iraniane raportojnë se Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit: Është goditur qyteti i Tabrizit

Izraeli ka nisur një operacion të gjerë që synon objektet bërthamore iraniane dhe vendet ushtarake në të gjithë vendin.

Sulmet vranë komandantë të lartë ushtarakë iranianë, përfshirë Shefin e Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Mohammad Bagheri.

Irani nisi më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje.

“Gabimi dhe krimi i armiqve të betuar të Iranit dhe iranianëve nuk do të mbeten pa përgjigje dhe ata duhet të presin një hakmarrje të ashpër dhe të dhimbshme”, tha Garda Revolucionare (IRGC) në një deklaratë.

IRGC konfirmoi se Salami dhe disa nga truprojat dhe bashkëpunëtorët e tij u vranë në një sulm “kriminal dhe terrorist” në selinë e Gardës, ndërsa po kryenin detyra të sigurisë kombëtare.

Deklarata e përshkroi Salamin si “një nga komandantët më të shquar të Revolucionit Islamik” dhe tha se ai u vra ndërsa “mbrojste idealet e revolucionit dhe të kombit”.

Gardat Revolucionare akuzuan gjithashtu Shtetet e Bashkuara për përfshirje në sulm, duke thënë se “regjimi kriminal sionist do të paguajë një çmim të lartë për këtë krim të kryer me dijeninë e sundimtarëve të ligë të Shtëpisë së Bardhë dhe regjimit terrorist amerikan”.