Media serbe publikon pamje të reja: Këta janë banditët e Radoiçiq që sulmuan tifozët në stadium, kërcënuan edhe fëmijët në tribuna - Gazeta Express
string(128) "media-serbe-publikon-pamje-te-reja-keta-jane-banditet-e-radoiciq-qe-sulmuan-tifozet-ne-stadium-kercenuan-edhe-femijet-ne-tribuna"

Sport

Gazeta Express

10/09/2025 13:02

Media serbe publikon pamje të reja: Këta janë banditët e Radoiçiq që sulmuan tifozët në stadium, kërcënuan edhe fëmijët në tribuna

Sport

Gazeta Express

10/09/2025 13:02

Në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, e zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, janë shënuar incidente të rënda ku dhjetëra tifozë dhe fëmijë janë sulmuar brutalisht nga grupe të organizuara burrash të veshur në të zeza. Ngjarjet shpërthyen pas brohoritjeve të shumta kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale dhe dëshmive të qytetarëve, disa nga sulmuesit janë identifikuar si persona të lidhur me biznesmenin kontrovers Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb Nova

Qytetarë të shumtë kanë konfirmuar publikisht se pjesëtarë nga grupi i Radoiçiq kanë qenë në tribunën lindore të stadiumit dhe kanë sulmuar qytetarët.

Siç shkruan qytetarët në rrjetet sociale, “Burrat në të zeza kërcënuan qytetarët dhe fëmijët e tyre në tribunat perëndimore. Rrjetet deklarojnë se dy burrat po kontrollonin nëse dikush po bërtiste slogane të njohura, madje kontrollonin edhe pankartat e dy djemve që ishin në stadium”.

Në tribunën perëndimore, situata ka qenë edhe më dramatike, ku sulmuesit janë përplasur fizikisht me tifozët, përfshirë gra e fëmijë, ndërsa policia – siç shihet në video – nuk ka ndërhyrë për t’i ndaluar, por përkundrazi, ka pasur komunikim “miqësor” me ta.

Nova sjell pamje tronditëse të asaj që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Rajko Mitic”, ku grupe të organizuara sulmuan tifozët dhe qytetarët që brohorisnin kundër presidentit serb. Në video dhe fotografi të publikuara, shihen qartë momentet kur burrat e veshur në të zeza përleshen me tifozë të zakonshëm, ndërsa fëmijët dhe familjet përpiqen të largohen në panik.

Në mesin e sulmuesve identifikohen edhe figura të njohura nga bota e sportit të dhunshëm, si Milosh Stojkovic dhe Aleksandar Djordjeviq, që sipas burimeve nga rrjetet sociale, janë të lidhur me struktura që më herët kanë marrë pjesë në dhunë kundër protestuesve.