Media italiane: 30 mjekët shqiptarë pa dokument që vërteton aftësitë e tyre, do hyjnë në provim! - Gazeta Express
string(93) "media-italiane-30-mjeket-shqiptare-pa-dokument-qe-verteton-aftesite-e-tyre-do-hyjne-ne-provim"

Gazeta Express

30/03/2020 21:07

Media italiane: 30 mjekët shqiptarë pa dokument që vërteton aftësitë e tyre, do hyjnë në provim!

Gazeta Express

30/03/2020 21:07

Dhjetë mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar spitalet me koronavirusin, nuk do ta fillojnë punën menjëherë.

Lajmin e përcjell media italiane ‘La Repubblica’, e cila më tutje shton dhe fjalët e drejtorit të përgjithshëm të spitalive civile në Breshia, Gianmarco Trivelli.

Lexo Edhe:

Por Trivelli vë në dukje një detaj të paditur më parë, që mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë shkuar në Itali pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre (specialitetin). Trivelli shton se ata do t’i nënshtrohen një provimi fillimisht dhe më tutje do të alokohen në vende pune.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq ka një problem themelor: prania e personelit të specializuar për terapi intensive. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojmë

Mjekët dhe infermierët shqiptarët dëshironin të hynin në punë menjëherë shton La Repubblica dhe se janë njohur nga mjekët italianë me spitalin ku do të punojnë.

Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe sqarojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri ne do të kemi tashmë përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Breshia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar”-shkruan La Repubblica.