Beqari më i diskutuar i momentit, Saimiri i Love Story, është në kërkim të vajzës që do ti rrëmbejë zemrën. Një ndër të zgjedhurat e 33-vjeçarit për takim të shkurtër në pishinë, ishte edhe Silvana, njëra nga binjaket, e cila është ndier gjithashtu shumë e lumtur që ishte ndër të përzgjedhurat e princit.
Ajo ka folur për këtë takim që e konsideroi “hot”, ndërsa ka komentuar edhe atë çfarë ka arritur të zbulojë nga karakteri i Saimirit.
“Mirë po bën Saimiri që po bën lojë. Na ngatërroi çikë dhe ne po e ngatërrojmë pak. Ishte takim i gjatë, folëm shumë dhe më pëlqeu gjëja që folëm, edhe pse ishte pak “hot” si takim i parë.
Saimiri foli shumë, kishte shumë për të thënë, bëmë bashkëbisedim. Nuk është ashtu siç duket, ka edhe ai atë karakterin e vet që do e shfaqë, besoj.
Kam ndryshuar mendje, sepse m’u duk shumë pasiv në fillim me të gjitha vajzat. Aty pashë që kishte ndryshim dhe ai po seleksionon ndoshta se kush i pëlqen më shumë dhe kush më pak”.
E pyetur se përse Saimiri zgjodhi atë dhe jo Albanën, Silvana tha me shaka se është më seksi dhe ndaj ai e zgjodhi.
“Ai bëri shumë mirë që diferencoi, duhet të zgjidhte njërën. Më zgjodhi mua. Qejfi m’u bë. Albana shumë mirë ndihet. Ai zgjodhi më seksin dhe më seksi isha unë. Unë pashë ndjenja dhe besoj se do ta marr trëndafilin”,- u shpreh Silvana.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...