Përparim Rama ka dhënë urdhërin për rrënimin e një ndërtimi pa leje në fshatin Butovc të Prishtinës.
Kjo është zonë e mbrojtur dhe nuk lejohen ndërtime betoni, sipas kryetarit të Prishtinës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se Butovci është një “nga zonat më të mbrojtura të vendit”.
“RRËNOHET NDËRTIMI PA LEJE NË ZONË TË MBROJTUR – BUTOVC! Sot ka nisur rrënimi i një objekti të ndërtuar jashtëligjshëm në një nga zonat më të mbrojtura të vendit. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo rast të ngjashëm!* Bashkë e mbrojmë ligjin, natyrën dhe të ardhmen tonë”, tha Rama.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...