“Më thonë vetëm pse të kanë bo padrejtësi, do të votojmë ty”, Lladrovci thotë se po mbështetet nga qytetarët e Drenasit - Gazeta Express
string(115) "me-thone-vetem-pse-te-kane-bo-padrejtesi-do-te-votojme-ty-lladrovci-thote-se-po-mbeshtetet-nga-qytetaret-e-drenasit"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 21:15

“Më thonë vetëm pse të kanë bo padrejtësi, do të votojmë ty”, Lladrovci thotë se po mbështetet nga qytetarët e Drenasit

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 21:15

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se ka qytetarë të cilët thonë se për shkak të padrejtësive që ia ka bërë kryesia e PDK’së, do ta votojnë atë për kryetar të kësaj komune.

Ai tha se nga puna në terren beson që do ta fitojë edhe mandatin e radhës.

“Qytetarët e Drenasit janë shumë të vendosur, me aq sa i shoh e i takoj, që na ta arrijmë edhe mandatin e radhës. Qytetarët e vlerësojnë punën, jo vetëm padrejtësisë që më është bërë. Ka edhe prej atyre që më kanë thënë: Vec pse ta kanë bo padrejtë, këna me t’votu ty”, tha Lladrovci në Tëvë1.

Tutje, ai tha se moskandidimi i tij nga kryesia e PDK’së është vendim shumë i gabum.

“Veprimi që e ka bo Kryesia e PDK ndaj nesh është i gabum. Kam besu që kryetari i PDK, Memli Krasniqi nuk është aq i pameqëm, sa me vendos për dikë, me nxjerr kandidat dhe me eliminu kandidaturën time. Ka 4 vjet që e kam thënë, se do të vazhdojë edhe për një mandat. Arsyetimet që ata i kanë dhënë janë të pakuptimta”, tha ai.