Kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili tregon një rast si një qytetar e telefonoi edhe e pyeti se banesat në Ulpianë a do të kenë ashensorë, përndryshe mendon që ta shesë banesën e tij.
Ismaili në emisionin Pressing në T7 tha se 90 për qind të premtimeve të tij do t’i realizojë.
“Kur kam premtu rifasadimin të ndërtesave që ka kohë që nuk është investu në to, ose edhe liftat, në Dardani, e në Ulpianë, ku një herë një qytetar më thirri edhe më tha, jam tu mëndu kur dal në pension a me shit banesën apo jo, dehsta me t pyt a ka me pas lift a jo, se nëse Po nuk e shes, nuk e ndërroj Ulpianën”, tha Ismaili.