Me thikë në dorë, modelja plaçkiti 4 dyqane për një orë - Gazeta Express

Me thikë në dorë, modelja plaçkiti 4 dyqane për një orë

Lajme

Gazeta Express

10/12/2019 21:22

Një modele Instagrami është dënuar me burgim, pasi ka plaçkitur 4 dyqane brenda një ore.

Monique Marina Agostino, 24 vjeçe, u dënua, pasi u shpall fajtore për grabitjet e kryera në nëntor të vitit të kaluar.

Raportohet se këto vjedhje ajo i ka kryer duke kërcënuar shitësit me thikë.

Modelja do të qëndrojë në burg për 24 muaj. Në muajin janar ajo pritet që të apelojë vendimin.

24-vjeçarja është edhe nënë e një fëmijë.