“Më tha se karriera ime mori fund”, Kim Kardashian tregon çka i tha Kanye West pas vendimit për ndarje - Gazeta Express
string(99) "me-tha-se-karriera-ime-mori-fund-kim-kardashian-tregon-cka-i-tha-kanye-west-pas-vendimit-per-ndarje"

TV/Film

Gazeta Express

14/03/2022 20:39

“Më tha se karriera ime mori fund”, Kim Kardashian tregon çka i tha Kanye West pas vendimit për ndarje

TV/Film

Gazeta Express

14/03/2022 20:39

“Ai me tha se karriera ime mori fund”! Kështu thotë Kim Kardashian që i ka thënë Kanye West pas ndarjes së tyre dhe kjo paraqitet në emisionin e tyre të ri, “The Kardashians” teksa ajo shfaq edhe disa mesazhe që ia dërgon të dashurit të saj të ri, Pete Davidson

Trileri i parë zyrtar i serisë së re për “Hulu” të emisionit “The Kardashians” është lansuar të hënën në mëngjes.

Lexo Edhe:

Më shumë ka informacione që ndajnë yjet si Scott Disick dhe Tristan Thompson.

Pjesët më interesante janë ato të Kim Kardashianit – ndarjes së saj me Kanye dhe lidhja e saj e re me Pete.

Ajo shihet duke i thënë Kourtneyt (motrës së saj) se burri i saj West pas ndarjes i kishte thënë asaj se “karriera e saj do të marrë fund”.

41 vjeçarja, nëna e katër fëmijëve po ashtu dëgjohet duke thënë se “e kishte shumë të vështirë martesën me Kanye”.

Sirena është parë paksa e stresuar teksa lutet duke hyrë në emisionin Saturday Night Live.

Në një pikë Kim thotë se nëse dikush ngatërrohet më të ajo do t’i shkatërrojë.

“Ne kemi tërë kohën dhe tërë burimet që t’i djegim të gjithë me temel”, thotë ajo.

Disa anëtarë të familjes së famshme dëgjohen duke thënë pas saj “kurrë mos u kthe kundër familjes”, e cila gjë shihet si vërejtje për Kanye.

Nga pjesë të tjera të trilerit shohim Khloe duke folur për të dashurin e saj Tristan Thompson.

“Tristan dhe unë jemi të komplikuar – besimi merr kohë”, thotë dizajnerja 36 vjeçare e “Good American”.

Ylli i basketbollit po ashtu shihet në një klip me Khloe dhe True, duke e bërë edhe më të qartë që ai është në emision.

Kourtney dëgjohet duke thënë se ajo dëshiron edhe një fëmijë me të fejuarin Travis Barker teksa ata vizitojnë mjekun.

Kylie shihet pak  ku komenton shtatzëninë e saj të dytë me Travis Scott duke e bërë atë edhe më publike.

Premiera e “The Kardashians” do të jepet më 14 prill në @hulu, Disney+ internationally dhe Star+ në Amerikën Latine. /GazetaExpress/