"Më tërhiqte dhe më ngjitej në rroba", gruaja pretendon se një fantazmë e ligë e kishte pushtuar shtëpinë e saj - Gazeta Express
string(108) "me-terhiqte-dhe-me-ngjitej-ne-rroba-gruaja-pretendon-se-nje-fantazme-e-lige-e-kishte-pushtuar-shtepine-e-saj"

“Më tërhiqte dhe më ngjitej në rroba”, gruaja pretendon se një fantazmë e ligë e kishte pushtuar shtëpinë e saj

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 7:34

Një grua thotë se shtëpia e saj ishte e pushtuar nga një ‘shpirt i ligë’ që u zhduk vetëm kur lindi vajzën e saj më të vogël.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëna e gjashtë fëmijëve, Charlene Smith, 36-vjeçare, nga Harlow, Essex në Angli, thotë se shtëpia e saj ishte e pushtuar nga një fantazmë e dhunshme midis vitit 2015 dhe 2018.

Lexo Edhe:

Ajo tha se kishte mbetur me gërvishtje dhe mavijosje nga ‘sulmet’ e fantazmës – dhe madje pretendon se ka kapur atë në kamera.

Në një përpjekje për ta larguar shpirtin e ligë, Charlene thirri gjuetarët e fantazmave të cilët u përshkruan ashtu si dhe një prift. Mirëpo, ajo thotë se u la e qetë nga fantazma vetëm kur lindi fëmijën e saj më të vogël, Chardonnay, tani tre vjeçe.

“Fantazma më kapte derisa isha duke ecur në shtëpi”, thotë Charlene.

“Më tërhiqte dhe më gërvishte. Ishte e fiksuar pas meje dhe vazhdimisht përpiqej të më tërhiqte dhe të ngjitej te rrobat e mia. Nuk mund të flija, pasi kisha shumë frikë se do të më prekte”, ka rrëfyer ajo.

Charlene beson se ngjarjet u shkaktuan pasi xhaxhai, të cilin ajo e adhuronte, vdiq në moshën 48-vjeçare kur ai ra nga shkallët në shtator 2015.

“Rrethanat rreth vdekjes së tij ishin traumatike dhe ne vuajtëm shumë si familje. Fillova të ndez qirinj dhe të kërkoj një shenjë prej tij. Pas kësaj filluan të ndodhin gjëra të çuditshme”, ka thënë Charlene mes tjerash.