Pas përfundimit të numërimit të votave brenda Shqipërisë, vëmendja tashmë është përqendruar tek rezultatet e listave të hapura, ku po numërohen votat preferenciale për kandidatët. Sipas sistemit aktual, mandatet e para u takojnë kandidatëve të listës së mbyllur, të vendosur nga vetë partitë politike. Por në rast se një forcë politike fiton më shumë mandate se numri i emrave në listën e mbyllur, kandidatët nga lista e hapur hyjnë në lojë, ku gjithçka vendoset nga preferencat e qytetarëve.
Tiranë – Partia Socialiste
Në kryeqytet, pesë burrat më të votuarit nga lista e hapur e PS-së janë:
Ndër gratë, më afër marrjes së një mandati janë:
Tiranë – Opozita
Nga koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha, i cili deri tani ka siguruar vetëm 13 mandate, në Tiranë pritet të futet në Kuvend vetëm Ilir Alimehmeti, me 4287 vota.
Jorida Tabaku, megjithëse e dyta më e votuar në këtë listë me 4079 vota, mbetet jashtë. Jashtë rrezikon të mbetet edhe Ilir Meta, që ka marrë vetëm 1535 vota. Edhe nëse kandidatët e sigurt të Partisë së Lirisë dorëzojnë mandatin, Meta nuk futet në Kuvend, pasi nuk renditet i 14-ti më i votuar në Tiranë.
Më të votuarit e PS në qarqe:
Më të votuarit e PD dhe aleatëve në qarqe:
Edhe pse renditja në listën e hapur bëhet pa prag, ligji parashikon që të paktën 1 në 3 kandidatë që marrin mandat të jetë femër, çka mund të ndikojë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit.