string(95) "me-te-rrejte-ne-sy-gorani-shpjegon-manipulimin-e-qytetareve-permes-fenomenit-abuziv-gaslighting"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2024 21:21

“Me të rrejtë në sy” – Gorani shpjegon manipulimin e qytetarëve përmes fenomenit abuziv “Gaslighting”

Lajme

Gazeta Express

15/02/2024 21:21

Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7 për raportet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos pas deklaratave të Ndihmës Sekretarit Amerikan O’Brien, i cili ka deklaruar se “nëse Qeveria e Kosovës nuk e konsideron SHBA-në si partner nuk do ta shohi as ata”.

Gorani tha se duhet pasur kujdes në dallimet në mes termave “aleancë” dhe “partneritet”, për partneritetin ai tha se nënkupton ortakëri – që vendimet nuk merren sipas dëshirës, por në bazë të marrëveshjeve.

Teksa po flsite për këtë situatë, Gorani ka përmendur intërvistën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që sipas gazetarit Gorani “fliste kinse asgjë nuk është duke ndodhur”.

Të gjitha këto Gorani i përkufizoi sipas fenomenit abuziv “Gaslighting”.

“Partneritetit do të thotë kur je ortak me dikë, mos dëgjimi është thyerje e kontratës. Unë e shihja që interpreitmit që ia japim ne, është interpretim eufemizues , një veprim që s’mundesh me quajt ndryshe pos Gaslighting në nivelin masiv qeveritar dhe popullor”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express

aaaaa