Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një grafik, ku ka treguar moshën e personave të prekur me Covid-19 në Kosovë.
Më të prekurit janë personat mbi moshën 70 vjeçare, derisa mosha që nuk është prekur fare është ajo nga 10-19.
“Disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19”, ka shkruar Hoti.
Ai shkruan më tutje:
• Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.
• Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe
• Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.
• Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.
• Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.