Më të kënaqur me Osmanin, kur qytetarët ia masin pulsin Kurtit - Gazeta Express
string(61) "me-te-kenaqur-me-osmanin-kur-qytetaret-ia-masin-pulsin-kurtit"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 15:49

Më të kënaqur me Osmanin, kur qytetarët ia masin pulsin Kurtit

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 15:49

Albin Kurti mund të thuhet se e ka të konfirmuar epërsinë politike e publike ndaj Vjosa Osmanit edhe pse shefja e shtetit zyrtarisht është politikania më e votuar në vend, me mbi 300 mijë vota. Por, në “Pulsi publik” të UNDP,  qytetarët bën me dije se aktualisht janë më të kënaqur me punën e Osmanit.

Nëse shefit të VV’së, Albin Kurtit, si njeriut kryesor në skenën politike, po ashtu me një “hambar” votash (VV ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e fundit), do t’i bëhet merak një përballje me Vjosa Osmanin, duhet ta ketë parasysh një disponim të një ankete të UNDP’së.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave që u publikuan niveli i kënaqshmërisë me punën e presidentes kapi vlerën prej 58.4%, krahasuar me shkallën e kënaqshmërisë prej 55.2% të regjistruar në vjeshtën 2021, niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 52.6% (53.2% në vjeshtën 2021), ndërsa me punën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 54.4% (55.4% në vjeshtën 2021).

Kurti e kishte mundur një herë Osmanin më 2019, kur të dy po përballeshin si kandidatë për Kryeministër nga tabore të ndryshme. Por, Osmani kishte mbledhur mbi 300 mijë vota pasi Kurti nuk u certifikua për të garuar në zgjedhje shkak se kishte dënim gjykate.

Aktualisht, “me letra” Osmani e ka të siguruar epërsinë e mbështetjes më të madhe në populli.

Kurti e Osmani kanë shënuar edhe një përballje tjetër në një sondazh të realizuar nga “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), që e ka matur besueshmërinë e politikanëve kosovarë.

Aty më i besueshmi ka dalë Albin Kurti, pas tij presidentja Osmani, ish-presidenti Thaçi, kryetari i Kuvendit Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit Veseli kryetarët e partive opozitare dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës./GazetaExpress.