Aktori Gent Hazizi është shfaqur për herë të parë në publik pas sherrit që ndodhi mes tij dhe Ledio Lakos, ngjarje kjo e pëfolur nga të gjithë mediat, prej tre ditësh.
Në një video-live në Instagram, me mikun e tij, Florian Binaj, Hazizi është shfaqur duke biseduar plot humor, por ajo që ka rënë në sy është syri i tij i nxirë. Siç shihet edhe në foto, Hazizi ka shenja nga dhuna e para tre ditëve, që mesa duket paska qenë goxha i fortë.
Prej tre ditësh, në media ka bërë bujë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gentian Hazizi dhe Ledio Lako. Aktorët ajnë rrahur tek ish-Ekspozita, ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar, Ledio ka qenë ai që i ka qëlluar Hazizit me dorezë metalike.
Vetë Lako u shpreh se janë kapur vetëm me shpulla, kurse Genti tha se ishte faji i Ledios, që ai i shte larguar nga programi i humorit “Portokalli”.Dosja.al zbardhi detaje nga ky sherr, që siç duket e kisht zanafillën, para shumë muajsh.