Me shumicë votash, Qeveria vendos reciprocitetin me Serbinë - Gazeta Express
string(63) "me-shumice-votash-qeveria-vendos-reciprocitetin-me-serbine-gexp"

Gazeta Express

31/03/2020 23:56

Me shumicë votash, Qeveria vendos reciprocitetin me Serbinë

Gazeta Express

31/03/2020 23:56

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është marrë me shumicën e votave në qeveri.

“Me vendimin e sotëm janë marrë dy masa thelbësore: Kryesorja është që marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin ne fuqi”, ka deklaruar Hajdari.

Lexo Edhe:

“Masa e dytë ka të bëjë me certifikatat veterinare për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore në kufi”, tha ajo në Rtv Dukagjini.

Ajo ka përmendur një barrierë tregtare që Serbia u ka bërë verërave të Kosovës, ku të njëjtat kanë mundur të eksportohen në budrumet e Serbisë, por nuk kanë  mundur të dalin në Serbi me shishe dhe etiketa “Made in Kosova”.

Ministrja e Ekonomisë thotë se qeveria Kurti mbajti premtimin qeverisës duke zëvendësuar tarifën 100% me reciprocitet.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie gjatë ditës njoftoi se nga nesër do të fillojë të aplikohet masa e reciprociotetit ndaj produketeve të Serbisë.