Më shumë se tetë orë fluturim për të mbërri në Kazakistan, Reali e synon këndelljen në Champions - Gazeta Express
string(95) "me-shume-se-tete-ore-fluturim-per-te-mberri-ne-kazakistan-reali-e-synon-kendelljen-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 15:35

Më shumë se tetë orë fluturim për të mbërri në Kazakistan, Reali e synon këndelljen në Champions

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 15:35

Real Madridi duhet ta ringrisë kokën pas shpullës që e mori në derbi kundër Atleticos (2:5), me ç’rast e humbi edhe kreun e tabelës, i cili tash i përket Barcelonës.

Xabi Alonso duhet ta rigjejë besimin dhe entuziazmin sepse do të udhëtojë drejt Kazakistanit për t’u sfiduar me Kairat Almaty në Ligën e Kampionëve, në rrethin e dytë të fazës së ligës, shkruan “Gazeta Express”.

“Nesër do të luhet në Champions. Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari dhe prej nga vijmë, duam të fitojmë dhe të vazhdojmë t’i rrisim pikët. Duhet të përmirësohemi në nivelin e zgjidhjeve për të garuar sa më mirë dhe jemi në modalitetin Champions. Jemi në një fazë ndërtimi dhe po bëjmë hapa përpara. Duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ta definojmë se kush duam të jemi”, tha fillimisht në konferencë për shtyp ish-trajneri i Bayer Leverkusenit.

Për të shkuar deri në Almaty, kontingjentit madrilen do t’i nevojiten 8-9 orë me një udhëtim direkt.

Në të kundërtën, koha e rrugës ajrore do të zgjaste në më shumë se 10 orë, me ndryshim aeroplanësh.

“Duhet të përshtatesh, nuk është çështje shqetësimi. Ne e kemi ndryshuar planin tonë të zakonshëm dhe më i zgjuari është ai që na përshtatet. Nuk është pengesë apo justifikim udhëtimi”, përfundoi Xabi Alonso. /Gazeta Express