Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka thënë se “ka më shumë se një shenjë optimizmi në ajër”, pavarësisht faktit se sot bëhen dy vjet nga 7 tetori i Hamasit, ndërsa bisedimet për armëpushim të bazuara në propozimin e presidentit amerikan Donald Trump po vazhdojnë në Egjipt.
“Mendoj se plani me 20 pika që presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë paraqitur në tryezë është i prekshëm dhe i realizueshëm”, i tha Lapid gazetarit të CNN-së, Oren Liebermann, sot në Tel Aviv.