Më shumë se 1700 tifozë të Liverpoolit bëhen gati për të paditur UEFA-n lidhur me finalen e LK - Gazeta Express
string(94) "me-shume-se-1700-tifoze-te-liverpoolit-behen-gati-per-te-paditur-uefa-n-lidhur-me-finalen-e-lk"

Më shumë se 1700 tifozë të Liverpoolit bëhen gati për të paditur UEFA-n lidhur me finalen e LK

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 23:10

Tifozët e Liverpoolit po planifikojnë të padisin UEFA-n lidhur me finalen e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar, ka raportuar “The Guardian”.

Më shumë se 1700 tifozë të klubit nga Merseyside, të cilët thanë se pësuan lëndime fizike ose psikologjike për shkak të kaosit gjatë finales së Ligës së Kampionëve në Paris më 28 maj, kanë lënë aplikime pranë zyrave ligjore për të paraqitur kërkesa për dëmshpërblim kundër UEFA-s, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mes njerëzve që u regjistruan për padi të mundshme grupore janë ata që thanë se pësuan brinjë të thyera në përplasjen në stadiumin “Stade de France”, para ndeshjes finales mes Liverpoolit dhe Real Madridit, teksa shumë të tjerë kanë raportuar simptoma të ankthit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik.

Kujtojmë se para ndeshjes, mijëra tifozë të Liverpoolit u drejtuan nga policia franceze përgjatë një rruge të rrezikshme alternative që të çonte në një pikë kontrolli të ngushtë në perimetrin e stadiumit, ku u krijuan radhë të mëdha, duke krijuar rrezik për t’u shtypur.

Shumë hyrje të stadiumit u mbyllën më pas për periudha të gjata kohore, duke rezultuar në radhë të palëvizshme dhe një rrezik edhe më të madh të shtypjes. Gjithashtu, njerëzit janë prekur nga përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

UEFA dhe autoritetet franceze fajësuan tifozët e Liverpoolit për kaosin dhe arsyen pse u shty fillimi i ndeshjes për 36 minuta.

Ndryshe, finalja ishte fituar nga Real Madridi me rezultatin minimal 1:0. /Gazeta Express/