Një nga aspektet më të rëndësishme të një organizmi të shëndetshëm është oksigjeni.
Truri ka nevojë për oksigjen.
Gjaku po ashtu.
Në fakt, i gjithë organizmi, i ka shpresat te oksigjeni, sepse falë tij, qelizat marrin ‘bukën e përditshme.’
Natyra ofron plot oksigjen, njeriu shkakton shumë pluhur. Në fakt, të dhënat shkencore tregojnë se ajri në ambientet e brendshme ku jetojmë është tre deri në pesë herë më i ndotur se ajri në ambientet e jashtme.
Substancat që shkaktojnë alergji, metalet e rënda, mikotoksinat, myku, bakteret dhe gazrat e bojërave, mobiljeve, tapicerive dhe çdo gjë tjetër në shtëpinë tuaj, e bën ajrin gjithnjë e më të ndotur.
Teksa organizmi është gjithë kohën në kërkim të oksigjenit, është koha të mësoni se si të përmirësoni nivelin e oksigjenit në organizmin tuaj por edhe në shtëpinë, zyrën apo dhomën e gjumit përmes këshillave të AgroWeb.org.