Më shumë njerëz të përfshirë në sulmin në New Orleans, thotë prokurorja e përgjithshme e Luizanas - Gazeta Express
string(96) "me-shume-njerez-te-perfshire-ne-sulmin-ne-new-orleans-thote-prokurorja-e-pergjithshme-e-luizanas"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 11:30

Më shumë njerëz të përfshirë në sulmin në New Orleans, thotë prokurorja e përgjithshme e Luizanas

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 11:30

Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill, ka folur për mediat për sulmin në New Orleans dhe i tha NBC News se ajo mund të thotë “me njëfarë sigurie se ka shumë njerëz që janë të përfshirë”.

Hetuesit më herët thanë se besojnë se i dyshuari i New Orleans nuk ishte “i vetëm përgjegjës” për sulmin që la të vdekur 15 persona e 35 të plagosur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo gjithashtu i tha NBC News se pajisjet shpërthyese të lidhura me sulmin dyshohen nga hetuesit se janë bërë në një Airbnb të marrë me qira nga individët e përfshirë. Autoritetet nuk kanë arrestuar asnjë tjetër në lidhje me sulmin.

Murrill ka sugjeruar që Sugar Bowl duhet të shtyhet më tej, deri të premten.

Ndeshja vjetore e futbollit universitar, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në qytet, tani për tani është shtyrë për të enjten.

Advertisement
Advertisement
Advertisement