Me shumë gjasa i keni ruajtur gabimisht bananet gjatë gjithë kohës, kjo është mënyra e duhur - Gazeta Express
string(91) "me-shume-gjasa-i-keni-ruajtur-gabimisht-bananet-gjate-gjithe-kohes-kjo-eshte-menyra-e-duhur"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

08/02/2024 18:58

Me shumë gjasa i keni ruajtur gabimisht bananet gjatë gjithë kohës, kjo është mënyra e duhur

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

08/02/2024 18:58

Bananet janë një nga frutat më të njohura – neve na pëlqen t’i hamë vetëm sepse janë tepër të shijshme dhe të shëndetshme.

Nuk ka asgjë më të mirë se një banane e pjekur plotësisht, por nuk ka asgjë më të keqe se kur bananet marrin ngjyrë kafe vetëm disa ditë pasi i kemi blerë.

Lexo Edhe:

Arsyeja për skuqjen e shpejtë mund të varet edhe nga mënyra se si i ruajmë ato. Një nga vendet më të zakonshme ku ruajmë bananet është tasi i frutave. Por, sipas kuzhinieres Emma Mason, ky është vendi më i keq për t’i mbajtur ato nëse dëshironi që ato të mbeten të freskëta dhe të verdha.

Por, cila është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato të freskëta më gjatë?

Mbani bananet larg frutave dhe perimeve të tjera

Në faqen e saj të internetit, Kitchen Mason, kuzhinierja fillimisht shpjegon saktësisht se si piqet fruti.

Gjegjësisht, kërcelli i bananes prodhon gaz etilen dhe bananet e prodhojnë atë edhe pasi të jenë korrur, gjë që bën që ato të piqen shpejt dhe të ndryshojnë ngjyrë.

Për të mos u errësuar, Ema sugjeron t’i ruani në një vend të freskët larg frutave dhe perimeve të tjera, por ai vend i ftohtë nuk duhet të jetë frigoriferi, sepse bananet nuk janë mësuar me klimat e ftohta, për shkak kultivohen në vende me klimë të nxehtë.

Pra, duhet t’i ruani bananet në një vend të freskët në kuzhinë, por jo në ambient shumë të ftohtë ose shumë të ngrohtë.

Në mënyrë ideale, mbani larg furrës ose radiatorit. Për më tepër, mbajtja e bananeve larg rrezeve të diellit direkte do t’i ndihmojë ato të qëndrojnë të freskëta më gjatë.

Emma sugjeron gjithashtu t’i mbështillni kërcellet e tyre me qese kuzhine për të parandaluar lëshimin e gazit etilen, kështu që bananet tuaja do të zgjasin deri në 10 ditë.

Ju mund të mbështillni çdo kërcell bananeje veç e veç për t’i mbajtur të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur.