Më shpejt nga ç'prisnim: Zbulohet kur do të mbahet koncerti recital i Arilena Arës - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

02/05/2020 10:04

Më shpejt nga ç’prisnim: Zbulohet kur do të mbahet koncerti recital i Arilena Arës

Muzike

Gazeta Express

02/05/2020 10:04

Këngëtarja e njohur Arilena Ara njoftoi para pak ditësh se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital live. Koncerti titullohet “Sounds Of Silence” dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Mbrëmjen e sotme Arilena ka bërë të ditura të gjitha detajet. Ajo ka njoftuar se koncerti do të mbahet më shpejt nga ç’prisnim: ditën e nesërme në orën 19:00.

Po ashtu këngëtarja ka njoftuar se pas 22 orësh premiera do të jepet në Youtube dhe në çdo platformë tjetër transmetimi live. “Sounds of Silence, live nga sheshi “Nënë Tereza”! Premiera pas 22 orësh në Youtube dhe çdo platformë tjetër transmetimi live! 2 maj, në 7 të pasdites”, ka shkruar Arilena krahas një fotoje ku shfaqet pranë mikrofonit në shesh.