Me shami dhe snajper, gruaja saudite që po thyen tabutë - Gazeta Express
string(54) "me-shami-dhe-snajper-gruaja-saudite-qe-po-thyen-tabute"

Me shami dhe snajper, gruaja saudite që po thyen tabutë

Fun

Gazeta Express

01/11/2021 23:46

Mona Al-Khurais i pëlqeu armët që kur ishte e vogël, pasi i ati e mori me vete për gjueti dhe i mësoi të qëllonte me to.

Pesë vite më parë, ajo e ktheu pasionin e saj në profesion, duke u bërë trajnuese armësh e licencuar. 36-vjeçarja tani jep mësim në poligonin Top Gun, në Riad, ku po shtohen gjithmonë e më shumë studentet vajza.

Lexo Edhe:

“Shpresoj që eksperiencën time ta ndaj me sa më shumë gra dhe vajza saudite dhe të inkurajoj sa më shumë prej tyre që të hyjnë në një fushë që më parë ishte e rezervuar vetëm për meshkujt”, tha Mona.

Ajo kujton se kur nisi fillimisht punë në poligon, ishin femrat ato që e kritikonin më shumë: “U habita, pasi prisja që meshkujt të ishin më shumë kundërshtues ndaj meje. Por, mora më shumë kritika nga femrat”.

Mona Al-Khurais theksoi se qëllimi i saj i madh është që të marrë pjesë në një Olimpiadë.