Me rrezikshmëri të lartë shoqërore! Arrestohet në Rinas 20-vjeçari belg i kërkuar ndërkombëtarisht - Gazeta Express
string(97) "me-rrezikshmeri-te-larte-shoqerore-arrestohet-ne-rinas-20-vjecari-belg-i-kerkuar-nderkombetarisht"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 15:28

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore! Arrestohet në Rinas 20-vjeçari belg i kërkuar ndërkombëtarisht

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 15:28

Vijon bashkëpunimi i ngushtë dhe i pandërprerë mes Policisë Kufitare të Rinasit, Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe partnerëve europianë, në kuadër të luftës kundër krimit ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve bashkëkohore të detektimit, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe verifikimeve të dokumenteve të udhëtimit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kapën dhe vunë në pranga shtetasin belg A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi ndaj tij Gjykata e Magjistratëve të Maltës kishte lëshuar urdhër arresti për një sërë veprash penale të rënda, konkretisht:

Plagosje e rëndë me dashje, Komplot për kryerjen e një vepre penale, Vjedhje, Posedim, shpërndarje ose prodhim i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, Mosrespektim i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht.

Shtetasi A. K. u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Maltës, dhe aktualisht ndodhet në pritje të procedurave ligjore që do të kryhen nga Interpol Tirana.