“Më rreh me dashuri”, Anita Haradinaj rrëfehet pas lajmit se u rrah nga Ramush Haradinaj - Gazeta Express
string(85) "me-rreh-me-dashuri-anita-haradinaj-rrefehet-pas-lajmit-se-u-rrah-nga-ramush-haradinaj"

Gazeta Express

12/10/2020 12:27

“Më rreh me dashuri”, Anita Haradinaj rrëfehet pas lajmit se u rrah nga Ramush Haradinaj

Gazeta Express

12/10/2020 12:27

Anita Haradinaj rrëfen ekskluzivisht për Abc Neës jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj për gazetaren Linda Karadaku vjen pas lajmeve të qarkulluara në media, se kjo e fundit është dhunuar nga Ramush Haradinaj.

Megjithëse lajmi bëri jehonë në media, Anita me modesti thotë se jeta publike i ka këto.

Lexo Edhe:

“Të jesh figurë publike do bëhesh pjesë e faqes së parë të gazetës apo portaleve, pjesë e thashethemeve. Jeta publike këto i ka. Unë jam munduar të jem e diskutueshme për mirë”, shprehet Anita.

Të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, Anita i cilësoi si një thashetheme shumë të ulët, ndërsa iu përgjigjet duke thënë se Ramushi ka 17 vite që e “rreh me dashuri”.

 “Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse i ka diskutuar me Ramushin këto lajme, ajo thotë jo pasi janë mësuar me thashetheme të tilla. Megjithatë, siç thekson zonja Haradinaj, më shumë nga lajmi janë shqetësuar familjarët e saj.

Anita sqaron se në 6 tetor kur ka nisur të qarkullojë lajmi ë media, ajo ka qenë në Durrës në një festë ditëlindjeje, ndërsa Ramushi ishte në Kosovë me fëmijët.

“Jo fare. Nuk është hera e parë ë kam qenë pjesë e thashethemeve. Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët. Nuk është se më ka bërë përshtypje thashetheme se shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”, u shpreh ajo.