Me pushime në Amalfi, Dua Lipa dhe Callum Turner ‘kapen mat’ në momente intime - Gazeta Express
string(75) "me-pushime-ne-amalfi-dua-lipa-dhe-callum-turner-kapen-mat-ne-momente-intime"

Yjet

Gazeta Express

02/07/2025 21:33

Me pushime në Amalfi, Dua Lipa dhe Callum Turner ‘kapen mat’ në momente intime

Yjet

Gazeta Express

02/07/2025 21:33

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, janë fotografuar gjatë pushimeve të tyre të fundit në Amalfi

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, ndodhen me pushime në Amalfi, Itali. Paparaci ka arritur që të fotografojë çiftin teksa shijon detin.

29-vjeçarja dhe 35-vjeçari nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa ndanë edhe puthje pasionante nën rrezet e diellit

Siç vihet re edhe nga fotografitë, ylli i muzikës tregoi trupin e saj të tonifikuar me një bikini bardh e zi me pika, ndërsa flokët e saj të gjata ishin të lagura nga uji kristalin për t’u freskuar.

Nga ana tjetër, Callum shfaqi trupin e tij sportiv, ndërsa kishte veshur një palë rrobe banje ngjyrë portokalli të ndezur.

Dua, e cila mbush 30 vjeç në gusht, foli për herë të parë publikisht për emocionet që e kanë përfshirë që kur Callum u ul në një gju për t’i propozuar.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese”, tha artistja, duke ndarë ndjenjat për këtë kapitull të ri në jetën e saj: “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”.

Lajmi për propozimin e tyre doli në fund të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe, Dua është parë shpesh me një unazë diamanti verbuese në gisht.