“Më përndoqi me makinë”- 31-vjeçari denoncon: Një person m’u prezantua si polic - Gazeta Express
string(74) "me-perndoqi-me-makine-31-vjecari-denoncon-nje-person-mu-prezantua-si-polic"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 13:08

“Më përndoqi me makinë”- 31-vjeçari denoncon: Një person m’u prezantua si polic

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 13:08

Policia e Kurbinit në Shqipëri e ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Fier, pas një kallëzimi të depozituar nga një 31-vjeçar me inicialet K. P.

Sipas denoncimit, 40-vjeçari  me i niciale H. K., dyshohet se e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë dhe duke u prezantuar si punonjës policie.

Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në këtë rast është në pronësi të shtetasit H. K.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. P., 31 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie. Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të shtetasit H. K. Vijon puna për kapjen e tij”, thote policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement