‘‘Me pastru qytetin, pronat e zaptuara duhet me i liru’’, Rrahim Tërrnava prezanton planet e tij për Fushë Kosovën - Gazeta Express
string(108) "me-pastru-qytetin-pronat-e-zaptuara-duhet-me-i-liru-rrahim-terrnava-prezanton-planet-e-tij-per-fushe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:36

‘‘Me pastru qytetin, pronat e zaptuara duhet me i liru’’, Rrahim Tërrnava prezanton planet e tij për Fushë Kosovën

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:36

Sonte në Pressing në T7 është i ftuar edhe Rrahim Ternava, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës.

Gjatë emisionit ai ka folur për planprogramin e tij për qeverisjen e këtij qyteti.

Ai ka folur për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave të zaptuara.

‘‘Qytetarët e Fushë Kosovës e kanë vendos me ndërru qet pushtet. Ma së pari neve çka na u duhet me bë është me pastru qytetin, na ka mbulu bërllokun. Puna e parë që duhet me qenë, që ne e kemi parapa në një muaj deri në dy muaj, me u pastrua qyteti komplet. Me pa hapësirat publike ku janë, dhe hapësirat private ku janë, me i shpallë ato private për shkak të shfrytëzimit për parkingje dhe për hapësirës për parqe urbane, duhet me i shpallë pronë e interesit publik. Ka hala hapësira në qytet të vogla, ka edhe prona publike të zaptuara që duhet me u liru ato, dhe ekzistojnë prona private, që duhet me u shpallë interes publik’’, ka thënë ai.