string(134) "me-pase-dale-rilind-gervalla-kish-dale-ma-e-mire-intervista-mirena-thote-se-eshte-per-keqardhje-qe-kurti-nuk-u-pyet-per-temat-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 21:33

“Me pasë dalë Rilind Gervalla kish dalë ma e mirë intervista”, Mirena thotë se është për keqardhje që Kurti nuk u pyet për temat kryesore

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 21:33

Analisti Ilir Mirena kritikoi fuqishëm qasjen e moderatorit të RTK-së që intervistoi mbrëmë kryeministrin në largim Albin Kurti. Ai tha se temat më të rëndësishme nuk u përmenden hiç në atë intervistë.

Mirena tha se më mirë do të ishte që intervistën ta realizonte “militanti Rilind Gërvalla”.

“E pamë mbrëmë në çfarë deregje e ka shëndërru kjo parti RTK-në, përpjekja për me rregullu gjendjen aty nuk bën me u ndalë asnjëherë. Na me gazetarin mbrëmë qysh e ka bo intervistën të gjithë jemi skandalizu, ma mirë u konë me dal ai militanti që është drejtor Rilind Gërvalla, ish dal intervista edhe ma mirë”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.

“Në atë intervistë tema më e rëndësishme nuk u përmend, kriza ekonomike…”, tha Mirena.