Më pak se tri orë deri në nisjen e ndeshjes, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi në Bratisllavë - Gazeta Express
string(93) "me-pak-se-tri-ore-deri-ne-nisjen-e-ndeshjes-ffk-ja-publikon-pamje-nga-stadiumi-ne-bratisllave"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 18:00

Më pak se tri orë deri në nisjen e ndeshjes, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi në Bratisllavë

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 18:00

Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga stadiumi, ku do të zhvillohet ndeshja.

Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, aty ku pritet të ketë një numër të kënaqshëm të shqiptarëve.

FFK-ja ka postuar një video të stadiumit, me tashmë edhe më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes.

Ndeshja nis nga ora 20:45.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement