Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.
Pas fitores ndaj Armenisë me shifrat prej 5-3, “Dardanët” e udhëhequr nga Franco Foda do të zbarkojnë edhe sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Komoreve.
Megjithatë, jo të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit gjerman.
FFK-ja ka konfirmuar se Ilir Krasniqi e Kreshnik Hajrizi nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sontme, shkaku i lëndimeve.
“Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Komoreve, për shkak të lëndimeve të vogla.
Stafi teknik në konsultim me stafin mjekësor ka vendosur që dy futbollistët të mos aktivizohen në ndeshjen e sotme, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim më serioz”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova me Komoret do të luhet nga ora 19:00./GazetaExpress/
aaaaa