Më pak makina në qytet – BMW e përkrah idenë - Gazeta Express
string(42) "me-pak-makina-ne-qytet-bmw-e-perkrah-idene"

Më pak makina në qytet – BMW e përkrah idenë

Gazeta Express

28/12/2019 23:32

Kryetari i bordit mbikëqyrës i BMW-së, Oliver Zipse ka dhënë miratimin e tij për më pak trafik në qendrat e qyteteve të mëdha.

“Ideja e një qyteti me më pak makina ia vlen”, deklaroi Zipse për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, përcjell ksp.

Lexo Edhe:

“Pse dikush që duhet të dalë për pazar, duhet të përdorë makinën? Ajo nuk është aset”, theksoi ai në intervistë.

Zipse shtoi se shpreson për planifikim më të mirë të qytetit të Mynihut, ku ndodhen dhe zyrat qendrore të kompanisë së prodhimit të makinave BMW.