"Më ofruan ryshfet, nuk i tregova emrat prej frikës" - Gazeta Express
string(49) "me-ofruan-ryshfet-nuk-i-tregova-emrat-prej-frikes"

Gazeta Express

13/04/2020 17:14

“Më ofruan ryshfet, nuk i tregova emrat prej frikës”

Gazeta Express

13/04/2020 17:14

Sergiy Stakhovsky, tenist ukrainas, rrëfeu në një intervistë për televizionin e vendit të tij ngjarjen shokuese që i ndodhi 11 vjet më parë. Ai zbuloi se i kanë ofruar 100 000 dollarë ryshfet (rreth 91 000 euro), për të humbur qëllimisht në një ndeshje në “Australian Open”, por e kishte kundërshtuar “ofertën”.

Ishte ndeshja e raundit të parë të turneut përballë francezit Arnaud Clément (2009). Edhe pse i refuzoi ato para, ukrainasi sërish e humbi ndeshjen.

Lexo Edhe:

“Kur u largova nga fusha, mendoj se do t’i kisha goditur me raketën time ata që më ofruan paratë, sigurisht nëse do të kishin qenë aty,” – tha Stakhovsky.

Sipas lojtarit, ai e denoncoi këtë ngjarje në Njësinë e Integritetit të Tenisit (TIU), organi antikorrupsion i këtij sporti. Sidoqoftë, ai mendoi për pasojat që mund të kishte familja e tij dhe preferoi të mos i zbulonte emrat e personave të përfshirë.

“Kush mund ta mbronte familjen time? Ai që u përpoq të më jepte ryshfet ishte vetëm një ndërmjetës, ishin njerëz të tjerë shumë të rrezikshëm sipër tij dhe familja ime jeton në Ukrainë … Zyrtarët e Njësisë së Integritetit të Tenisit më thanë që ata nuk mund të garantonin sigurinë time,” – tha tenisti ukrainas.