“Më nxorrën pas 20 orësh, kur dola nga rrënojat pyeta për Xhuljetën por ajo kishte vdekur” - Gazeta Express
string(87) "me-nxorren-pas-20-oresh-kur-dola-nga-rrenojat-pyeta-per-xhuljeten-por-ajo-kishte-vdekur"

Gazeta Express

12/12/2019 12:27

“Më nxorrën pas 20 orësh, kur dola nga rrënojat pyeta për Xhuljetën por ajo kishte vdekur”

Gazeta Express

12/12/2019 12:27

Pas vizitës në familjen Meçja, Rama ka shkuar të takojë të mbijetuarit e një tjetër familje e cila pësoi tragjedi më 26 nëntor, ditën kur tërmeti goditi rëndë të gjithë vendin.

Fatmir Gjana i tregoi kryeministrit sesi qëndroi për rreth 24 orë nën rrënoja në Durrës, teksa në momentin kur ka dalë nga gërmadhat, e para pyetje që i ka shkuar ndërmend ka qenë ajo për shëndetin ndaj gruas. Fatkeqësisht e shoqja, Xhuljeta, e humbi jetën si pasojë e tërmetit. I moshuari i ka treguar kryeministrit për momentet që ka qëndruar nën rrënoja dhe për mënyrën sesi një punonjës i kërkim shpëtimit (Luan Kapaj) e ndihmoi duke i hapur një ‘xhep’ për të marrë ajër lirisht.

Lexo Edhe:

Pjesë nga diskutimet mes Ramës dhe Fatmir Gjanës:
Rama: Ky është një hall që nuk zgjidhet, ta merr Zoti, nuk ke çfarë të bësh, por qarjen e hallit e kemi jo vetëm detyrë, por edhe lehtësim.
Fatmir Gjana: Na e lehtësuat, ajo ishte një fatkeqësi natyrore, unë mbijetova, ajo iku.

Rama: Kur është bërë ndërtesa?
Familjarja: Më 1989

Fatmir Gjana: Një falënderim të madh për atë që më nxori, ishte e jashtëzakonshme, e kam marrë në telefon.
Rama: Luani la pa fjalë edhe të huajt. Unë e ndoqa vetë një operacion te “Palma”, o Zot çfarë ankthi ishte ajo punë, u futën ata, u futën, por një lëvizje e gabuar … Ishte një hapësirë e vogël, futeshin trupat. Për fat të mirë ai djali kishte një zgavër aty. Të gjithë përflisnin Luanin. Ata të huajt thonin “s’ka”. Ai e kapërceu shkencën, edhe italiani më tha “atë që bëri ai, është jashtë çdo lloji teknik. Aty ishte bast”.

Gjana: I thashë ‘kujdes veten, se unë jam këtu’. Arriti të më hap një vrimë për ajër, unë s’e dija, por e kisha gjithë pallatin sipër meje. Isha i shtrirë, vetëm duart lëvizja dhe pak hapësirë për ajër. Kur erdhi aty i thashë “më hap vetëm një vrimë”. Nuk e di me çfarë e hapte, me thonj. Pastaj më tha “e sheh dritën?”. Unë i thashë “mos gërmo më”. Pastaj i thashë “do më nxjerrësh dot apo jo”. Nuk po fliste, ra tërmeti tjetër, ikën, mendova se nuk do të vinin më. Pastaj erdhi sërish, më kërkoi të rrotulloja pak kokën, por e kisha të pamundur. Më vonë, më liroi pak dhe më tha “më jep dorën, qenke me fat”. Ia dhashë dorën, më tërhoqi zvarrë dhe më nxori.

Rama: Mora Tanin unë, më tha “më lërë rehat, kemi njërin që po na ikën, nuk na dëgjon”.
Gjana: Ne ishim në krevat kur ra tërmeti, sa u ngrita unë, arrita deri te dera e dhomës dhe e pashë veten që mezi merrja frymë. Kurse gruaja ime u nis drejt e te dera e jashtme, aty pastaj mbaroi çdo gjë. Unë nuk dija asgjë, kur dola pyeta Luanin, por më tha që është nxjerrë një grua. Mua më kapi m’u te kuadrati i derës, kurse ajo doli.